26.04.2019

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një këmbësore

18 Janar 2019

Sot gjatë mbrëmjes ka vdekur një grua e moshës 37-vjeçare pasi u godit me veturë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Sipas saj, në aksident është përfshirë një veturë dhe këmbësorja me iniciale SH.H.

“ Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor. Me këtë rast po merren njësitet përkatëse”, tha Ahmeti.