26.04.2018

Aksident në qendër të Prishtinës mes trafikut urban dhe dy veturave

6 Prill 2018

Sapo ka ndodhur një aksident në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.

Përmes këtyre fotografive, shihet se aksidenti është bërë mes dy veturave dhe një autobusi të trafikut urban, me ç'rast është vështirësuar rruga për qarkullim.

Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar, edhe pse sipas fotografive nuk duket se aksidenti është i rëndë.