20.11.2017

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen dy persona (Video)

6 Qershor 2017

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një taksi ‘Skoda’ dhe një veturë e tipit ‘BMW’, raporton lajmi.net.

Mësohet se të lënduar janë dy persona të cilët janë dërguar në QKUK.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.