19.01.2019

Aksident në Prishtinë, rrokulliset një furgon

15 Dhjetor 2018

Një furgon i linjës 2, që bartë udhëtarë nga Obiliqi për në Prishtinë dhe anasjelltas, është përplasur me një veturë të tipit Mercedes dhe si pasojë e kësaj furgoni është rrokullisur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi te konviktet, në Prishtinë.

Ende nuk dihet se a ka pasur të lënduar në këtë aksident.

Policia në mëngjesin e sotëm ishte në vendin e ngjarjes dhe hetoi shkaqet e këtij aksidenti.

Koha.net ka provuar të marrë informacione nga Policia në Rajonin e Prishtinës, por ende nuk ka siguruar të dhëna.