21.08.2019

Aksident në Prishtinë, Policia tregon detajet

16 Gusht 2018

Dy persona kanë mbetur të lënduar në aksidentit e pak çasteve me parë në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Lajmi për Insadjerin është konfirmuar nga zëdhënësja për Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ka thënë se dy persona janë lënduar në aksident ku janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18 e 30 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.