20.11.2017

Aksident në Mitrovicë, humb jetën një 37 vjeçar

8 Shtator 2017

Një person rreth 37 vjeçar, identiteti i të cilit akoma nuk dihet, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Lushtë.

Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga kryesore, duke u përplasur në greminë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, policia dhe ekipet mjekësore kanë dal menjëherë në vendngjarje, me ç’rast kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa po punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.