16.10.2019

Aksident në hyrje të Fushë-Kosovës, rrokulliset vetura

25 Korrik 2018

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në hyrje të Fushë-Kosovës, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes. Një veturë e përfshirë në aksident është rrokullisur, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Shumë shpejt detajet nga policia për këtë aksident. Ndërkohë numri i madh i aksidenteve sidomos atyre fatale ka filluar të bëhet fenomen shqetësues në vendin tonë. Për këtë policia ka themeluar edhe një task-forcë.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.