22.11.2017

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, vdes një person

8 Nëntor 2017

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë involvuar tri vetura. Një grua ka vdekur, ndërsa nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda edhe një burrë. Lajmin për Express e ka konfimruar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Hashani tha se në aksident ka humbur jetën një grua ndërsa një burrë ka pësuar lëndime të rënda. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjës janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani.

Lexuesit e Gazetës Express kanë raportuar se në aksident ka të vdekur ndërsa kolona ka arritur deri në katër kilometra.

Mëngjesin e sotëm pasi shkaktoi vetë-aksident ka humbur jetën një person te Parku i Biznesit në Drenas. Ndërsa dje në Koshtovë të Mitrovicës vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor 69 vjeçar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.