13.11.2018

Aksident i rëndë në Gllarevë, lëndohen tetë persona

9 Korrik 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në Gllarevë.

Tri vetura janë ndeshur me njëra tjetrën rreth orës 12:00.

Sipas gazetares së Express që ndodhet në vendin e ngjarjes tetë persona kanë mbetur të lënduar derisa ka edhe dëme të shumta materiale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova thotë se shumë shpejt do të dalin info shtesë për të lënduarit në aksident.