23.10.2017

Aksident i rëndë në afërsi të udhëkryqit të Klinës (Foto)

6 Tetor 2017

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë afër udhëkryqit të Klinës, raporton KosovaOnline.info.

Nuk dihet për pasojat në njerëz, por përplasja e dy makinave, siç shihet edhe në fotografitë që i ka siguruar KosovaOnline.info, ka qenë rëndë.

Bëhet fjalë për një kombibus që është përplasur me një makinë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet.

Duket se deri të aksidenti ka ardhur mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike./KosovaOnline.info/