19.12.2018

81 vjeçari kërcen nga ura e Erenikut, zhytësit kërkojnë trupin e tij

6 Janar 2018

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një burrë i moshës 81 vjeç ka kërcyer nga ura e lumit Erenik në Gjakovë. Ai po kërkohet nga zhytësit e klubit Trepça, raporton Gazeta Express.

Ende nuk dihen motivet që e çuan të moshuarin të kërcejë nga ura e lumit. Zhytësit janë mobilizuar dhe po e kërkojnë në lumë.

Në vzhdimësi detajet e reja...

Gjatë ditës së djeshme një veprim të ngjashëm e ka bërë edhe një nënë 31 vjeçare duke kërcyer nga kati i katërt i klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Në QKUK kanë thënë se gruaja ka ndërruar jetë për 30 minuta në Emergjencë pasi kishte marrë lëndime të shumta.