18.12.2017

31 vjeçari nga Vushtrria u raportua si i zhdukur, e tmerrshme ku u gjet trupi i tij

8 Gusht 2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i një personi në lumin Sitnica në Vushtrri.

Familjarët kanë raportuar në PK se K.M. 31-vjeçar ishte zhdukur në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit ndërsa trupi i pajetë i tij është gjetur pas një dite, transmeton Koha.net.

Prokurori i këtij rasti pas hetimit të vendit të ngjarjes e ka kualifikuar rastin si “vrasje e rëndë”.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë. Përveç arrestimit të tyre, policia gjatë kontrollit ka konfiskuar prova që ndërlidhen me vrasjen e K.M.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.