28.05.2017

Truallin ua bleu fshati, për shtëpi kërkojnë ndihmën e komunës

15 Gusht 2016

Agron Gashi ka disa vjet që jeton në shtëpi të fqinjit, që ndodhet në Gjermani. Por, tani i duhet ta lirojë, sepse pronari ka planifikuar ta rrënojë shtëpinë, e cila edhe ashtu, është mjaft e vjetëruar. Agroni, që jeton me gruan dhe pesë fëmijët në fshatin Rogovë, veten preferon ta quaj shqiptar, ndonëse i përket komunitetit rom.

Ai tregon për gjendjen jo të mirë financiare dhe për nevojën e madhe për një kulm. “Unë jam Agron Gashi, jetoj kësht,u nëpër shtëpi të huaja. Jam vetë i shtati anëtarë dhe jetojmë në kushte të këqija. Jam keq për shtëpi. Po mundohemi të punojmë ngapak, po mbledh hekura e gjëra të tilla, sa për t’u bërë idare”, tregon Agroni, duke shtuar se me vështirësi po arrinë t’i realizojë të gjitha nevojat që kanë anëtarët e familjes.

Një prej fëmijëve, më i vogli, është vetëm 1 vit e gjysmë, dhe kërkesat e tij janë më të mëdha për ushqimin, i cili shpeshherë mungon. “Po kërkojnë ushqime më të mira po s’po kanë”, tregon e ëma.

Dy prej fëmijëve shkojnë në shkollën fillore, djali në klasën e tretë, ndërsa vajza në të shtatën, ndërsa dy të tjerë e kanë përfunduar klasën e nëntë. Por, këtu ka përfunduar gjithçka sa i përket shkollimit.

“Nuk kanë mundur të shkojnë më tutje, sepse po kërkohen para, shpenzime shumë, nuk kemi mundur ta përballojmë”, tregon bashkëshortja e Agronit.

Familja e Agron Gashit, jeton në mes të lagjës së romëve në fshatin Rogovë. Lagje kjo në të cilën janë bërë disa investime, siç është rregullimi i rrugës me kocka, ujësjellësi dhe kanalizimi. Megjithatë, për familjen Gashi, kjo nuk mjafton.

Ata ankohen se Komuna e Gjakovës, nuk ka bërë asgjë për ta si familje. “Komuna asgjë nuk më ka ofruar. Më ka premtuar, por asgjë s’më ka ofruar deri më tani”, tregon Agroni.

Ai thotë se i duhet ndihma për ta ndërtuar shtëpinë, ngase një copë tokë tashmë e ka falë ndihmës së bashkëfshatarëve rogovas.

“Katundi Rogovë na kanë ndihmuar ta blejnë një copë tokë, por për shtëpi na duhet ndihma e komunës”, thotë Agroni. Ndërsa bashkëshortja e tij tregon se sa janë të lidhur me këtë fshat dhe sa janë të integruar me banorët shqiptarë të këtij lokaliteti.

“Nga katuni s’mund të ndahemi. E kemi mirë me katunin këtu, kalojmë shumë mirë, edhe jo vetëm ne, por gjithë lagjja. Na ndihmojnë, nëse kemi ndonjë sëmundje, shkojmë natën kërkojmë para apo ilaqe na japin. Shkojmë punojmë te ata, pa problem hiç”, thotë ajo.

Në fshatin e banuar me shqiptar, familjarët e Agronit nuk ndihen të diskriminuar. Por diskriminim i vetëm, janë kushtet e rënda. “Nuk ka diskriminim. Unë jam me social, me librezën e socialit që e kemi, me atë librezë i mbajë fëmijët, ilaqet i blejmë, shkojmë në spital, spitali na i jep ilaqet”, rrëfen Agroni.

Ndërsa djali i tij, që po i ndihmonte të atit në disa hekurishte, tregon se si kalon me nxënësit shqiptarë në shkollë. “Tash hi në klasën e tretë, po mësoj mirë, edhe mirë po kalojmë. Jam në shkollë me shqiptarë bashkë, luajmë bashkë. Mësojmë gjuhën shqipe. Por nuk kemi mundësi të mësojmë gjuhë tjetër (I referohet gjuhës romë)”, tregon djaloshi, i cili pushimet e verës i shfrytëzon për t’i ndihmuar të atit.

Të ardhurat e kësaj familje, varen prej punës ditore, e cila, siç thotë Agroni, herë është herë nuk është. “Me qitë diçka në skej nuk mundesh”, thotë gruaja e tij, e cila tregon se u kanë thënë se edhe sivjet mund të qëndrojë në shtëpi./KosovaOnline.info/