22.09.2017

MASHT në bashkëpunim me donatorët, ndan bursa për nxënësit romë

15 Shtator 2016

Nxënësit e shkollave të mësme të komunitetit rom mund të përfitojnë bursa për vitin shkollor 2016/2017, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me donatorë të tjerë. Po ashtu, nga këto bursa mund të përfitojnë edhe nxënësit e komunitetit ashkali dhe egjiptian.

Konkursi tashmë është shpallur në uebfaqen e MASHT-it dhe mund të shkarkohet në këtë duke klikuar këtu:

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me donatorët Roma Education Fund (REF), Fondacionin e Kosovës për Shoqëri tëHapur – KFOS përmes projektit të BashkimitEvropian - EU SIMRAES 2 dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) përkrahurnga HEKS shpall konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2016/2017”, thuhet në njoftim.

Forma e aplikimit dhe dokumentacioni përcjellës i kërkuar sipas këtij konkursi dorëzohet në MASHT,në katin përdhesë, rruga: AgimRamadani, 10 000 Prishtinë.  Afati i fundit për aplikim është 23 shtator 2016, ndërsa puna me palë bëhet çdo ditë pune prej orës 09.00 - 12.00 dhe 13.30 - 15.30.

Rezultatet e përfituesve të këtyre bursave do të shpallen më së largu deri më 14 tetor 2016 në uebfaqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/publikimet./KosovaOnline.info/