19.11.2017

Komuna e Klinës ndan një parcel për shtëpitë e komuniteteve RAE

11 Korrik 2016

Kuvendi i Komunës së Klinës me datë 27.05.2016 ka marrë  Vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale afatgjate për 40 vjet për ndërtimin e katër shtëpive të banimit për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptas të rikthyer.

Vendimi vjen pas kërkesës që Qeverisë, respektivisht Ministrisë për kthim dhe Komunitete të datës 23.05.2016 që ka të bëjë me ndarjen e tokës për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptas të rikthyer, kërkesës së Organizatë Ndërkombëtare për Migrim IOM në Prishtinë si dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe  Kthim, për dhënie  në shfrytëzim të pronës së komunës për ndërtim të katër (4) shtëpive për të rikthyerit nga Republika e Malit të Zi.

Sipas vendimit jepet në shfrytëzim afatgjatë për 40 vjet toka komunale parcela kadastrale nr. 733-5 në sipërfaqe prej 1004 m katrorë në Klinavc. Toka në pronësi komunale e lartë cekur jepet pa kompensim.

Afat i shfrytëzimit të tokës komunale sipas këtij vendimi fillon nga plotfuqishmëria e të njëjtit dhe mbaron me kalimin e 40 viteve, përkatësisht afatit të kontratës së shfrytëzimit.

Ndryshe, implementimi i këtij vendimi bëhet nën kujdesin e  kreut të Komunës së Klinës, ndërsa zbatimi I drejtpërdrejtë i projektit do të bëhet nga kompania përfituese për ndërtimit së bashku me Drejtorinë e Urbanizmit, e cila do të përcjell realizimin e donacionit të Qeverisë së Republikës së Malit të Zi që i dedikohet këtij projekti.

(Ky raport realizohet nga KosovaOnline.info në kuadër të Projektit: Të drejtat e romëve dhe serbëve (ZKM/ZÇK)