22.09.2017

124 serbë e romë kthehen në Gjilan, kërkohet transparencë në ndërtimin e shtëpive

20 Korrik 2016

124 persona të zhvendosur janë kthyer në komunën e gjilanit vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti. Megjithatë problematikë mbetet transparenca në programet e përfitimit të ndërtimit të shtëpive për të kthyerit në këtë komunë.

Milivoje Zhivkoviq, shef i zyrës për kthim dhe komunitete në komunën e Gjilanit ka bërë të ditur se sipas evidencës së tyre, deri tani janë kthyer 124 persona, ndërsa vetëm gjatë periudhës gjashtëmujore janë adresuar 24 kërkesa për kthim, nga pjesëtarët e komunitetit serb dhe rom.

"Në këtë periudhë janë miratuar kërkesat për ndërtimin e tri shtëpive, ndërsa dy familje janë ndihmuar për intervenime të vogla, me shuma deri në 3000 dollarë nga BRICK-IOM. Sa i përket procesit të riatdhesimit, gjatë kësaj periudhe, nga vendet e treta janë kthyer 54 familje dhe 184 individë, ose 238 gjithsej. Numri më i madh i tyre, janë kthyer nga Gjermania" ka thënë Zhivkoviq.

Ndryshe, zyra për komunitete dhe kthim ka kryer vizita edhe në terren, te pjesëtarët e komuniteteve të cilët kanë aplikuar në programin e IOM-it për zhvillim ekonomik.

Në këtë kuadër janë vizituar edhe serbë dhe romë të zhvendosur në Serbi e Maqedoni, të cilët kanë bërë kërkesë për kthim. Kemal Shahin, kryesues i komitetit për kthim në këtë komunë ka theksuar se familjet që i kanë vizituar, jetojnë në kushte të rënda."Për ata që nuk kanë pasur prona të tyre, sepse kanë jetuar nëpër bodrume shoqërore, para luftës, po shqyrtohet mundësia për të siguruar troje nga Komuna.

I pakënaqur sa i përket transparencës së kësaj Zyre u shpreh Fadil Demiroviq, përfaqësues i komunitetit rom.

Ndërsa anëtari tjetër Tomisllav Naskoviq, tha se Komiteti duhet të dijë nëse ka persona që kërkojë të përfitojnë nga programi i kthimit, ndërsa fare nuk janë të zhvendosur.

(Ky raport realizohet nga KosovaOnline në kuadër të Projektit: Të drejtat e romëve dhe serbëve (ZKM/ZÇK)