01.11.2011/10:10 - E Martë0

Këshilla për qarkullim më të mirë të gjakut gjatë periudhës së dimrit

Qarkullimi i keq i gjakut është veçanërisht i pakëndshëm kur fillojnë ditët e ftohta. Në mënyrë që të mos ju ngrijnë duart dhe këmbët, ne ju rekomandojmë disa këshilla që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Qarkullimi i keq i gjakut në kokë dhe qafë shkakton kokëdhembje, harresë, përgjumësi, dobësi, shushuritje në veshë, koncentrim të dobët, ngadalëson aktivitetin mental, por edhe mund të ndikojë në dobësimin e disa shqisave të të dëgjuarit.

-
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut. Kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut në venat e këmbëve përmes kontraktimit të muskujve. Për këtë mjafton shëtitja apo ushtrimet e aerobikut.

-
Pesha normale
Trupi i shëndetshëm ekspozohet ndaj qarkullimit normal të gjakut, se sa trupi që është mbipeshë apo i stërushqyer.

-
Mos qëndroni në këmbë shumë kohë
Shmangni shqetësimet kohëgjata statike siç është qëndrimi në këmbë.

-
Frymëmarrja e thellë
Me frymëmarrje të thellë ju rrisni kapacitetin e mushkërive dhe thithni më shumë oksigjen të nevojshëm për metabolizmin tuaj dhe qelizat e organizmit.

-
Ndërpreni konsumimin e duhanit
Konsumimi i duhanit dëmton arterien endotel dhe shkakton krijimin e kolesterolit.

-
Relaksohuni
Relaksohuni përmes frymëmarrjes së tejzgjatur, treningut autogjen apo masazhimit.

-
Çorapet e trasha dhe shallërat
Çorapet e trasha, rrobet e trasha, kapelat dhe shallërat do të ju ndihmojnë ta mirëmbani temperaturën trupore.

-
Tretmanet ngrohtë – ftohtë
Futni këmbët në ujë të ngrohtë dhe më pastaj futni në ujë të ftohtë, në mënyrë që të arrini qarkullim të mirë të gjakut./bebaime/


 

Komente 1

Argjira17.01.2013/12:14

Si te bejm kembet qe ti zhdukim venat nga kemba qfar ushtrime te perdorim A

Komento: