24.10.2018

Turqia eksportuesja më e madhe e lajthive në botë, fitoi 135 milionë dollarë

4 Tetor 2018

Eksportet e lajthive të Turqisë në shtator arritën në 25,220 ton, sipas një raporti të sindikatave të eksportuesve.

Kompania e eksportit të lajthive të Detit të Zi (KFMIB) tha se vendi fitoi rreth 135 milionë dollarë nga eksportet e lajthive muajin e kaluar.

Shifrat treguan se Bashkimi Europian ishte tregu më i lartë në shtator. Eksportet në BE përbëjnë 77 për qind të eksporteve turke të lajthive.

Muajin e kaluar, eksportet e lajthive të përpunuara me vlerë 69.4 milionë dollarë – arrinin në 48.6 për qind të eksporteve totale të Turqisë, ndërsa pjesa tjetër ishin lajthitë e papërpunuara.

Turqia, e cila është eksportuesi më i madh në botë i lajthive, fitoi 1,78 miliardë dollarë me gati 287,000 ton eksport të lajthive nga shtatori 2017 deri në fund të gushtit 2018