22.03.2019

Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

8 Mars 2019

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka ka thënë se Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare.

Të dashur minatorë e qytetarë,

Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!

Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikaten e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë.

Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur.

Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës.

Kujtojmë se regjistrimi i "Trepçës", pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.