18.06.2018

Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Kosovës së Re”

15 Dhjetor 2017

Të mërkurën  me fillim nga ora 11 do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duke pas parasysh që ky është një projekt i shumë i madhe dhe shumë i rëndësishëm për vendin do të ishte mirë që të ishin prezent edhe kabineti qeveritar, ” raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në këtë ceremoni ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryetarët e partive politike në Kosovë.

Projekti do të kushtoj mbi 1 miliard euro, kurse ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm e do të përfundoj në vitin 2023.

Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.

Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.