17.07.2019

Taksa po i shkakton Serbisë 1 milion euro humbje në ditë, thotë Lajiq

19 Mars 2019

Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova ta heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha, transmeton lajmi.net.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiq i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Lajmi.net kishte raportuar më herët për mallrat serbe që pavarësisht taksës, gjinden me të madhe në territorin e Kosovës.

Kujtojmë se tash e disa kohë, SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

Lidhur me këtë, në Prishtinë kanë zbarkuar disa delegacione nga Amerika./Lajmi.net/