22.09.2019

Qeveria e Kosovës kritikohet për ndërtimin e termocentralit

28 Mars 2019

Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur takim me përfaqësues të sektorit të energjisë, me temë mbi tranzicionin e këtij sektori drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se qëndrueshmëria në prodhimin e energjisë mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Ai ka thënë se krahas energjisë nga thëngjilli, është duke u punuar në realizimin e caqeve të përcaktuara nga BE-ja për energji të ripërtërishme.

Ndërsa, përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se është shqetësuese se Kosova ende nuk i ka rritur synimet e saj si vendet e tjera të BE-së për prodhimin e energjisë së gjelbër.

“Është kundërthënëse ajo se çka flitet në qeverinë tonë, në njërën anë flasin për prodhimin e madh, sipas tyre, të energjisë të gjelbër, e në anën tjetër po realizohet projekti i termocentralit”, ka thënë Dardan Abazi, hulumtues në INDEP.