18.12.2018

Prizreni nuk jep leje për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Lumëbardhit

17 Nëntor 2018

Komuna e Prizrenit nuk do të lëshojë leje për ndërtim të hidrocentraleve në trevën e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) ka bërë të ditur kryetari Mytaher Haskuka.

Sipas tij ky qëndrim është pajtuar me kryetarët e fshatrave të kësaj ane, të cilët kanë shprehur shqetësimin lidhur me mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve në këtë zonë.

“Në takim me krerët e fshatrave të Zhupës biseduam për nevojat e banorëve të këtij rajoni malor. Njëra prej brengave më të mëdha të tyre është dhënia lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në degët e Lumbardhit. Sasia e rrymës që mund të prodhojnë këto hidrocentrale është shumëfish më e vogël se dëmi që mund t’i shkaktojnë ekosistemit të rajonit dhe pjesës urbane të qytetit. Pos saj, ndërtimi i hidrocentraleve do të shkatërronte mundësinë e zhvillimit të turizmit malor. Prandaj me krerët e këtyre fshatrave u pajtuam se Komuna nuk do të lëshojë leje për ndërtim të hidrocentraleve”, ka bërë të ditur Haskuka, përmes rrjeteve sociale.