17.11.2018

Nesër bëhen publike marrëveshjet komerciale për TC Kosova e Re

18 Janar 2018

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nesër do të bëjë publike marrëveshjet komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitorit ContourGlobal më datë 20.12.2017 për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’.

Kjo do të bëhet gjatë një konference për media që Ministri Valdrin Lluka do të mbajë nesër, me ç’rast do të bëhet e ditur se të gjithë të interesuarit nga kjo ditë do të kenë qaje në këto dokumente.

Qeveria e Republikës së Kosovës me 20 dhjetor të vitit të kaluar ka nënshkruar Marrëveshjet Komerciale me kompaninë amerikane ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Investimi prej 1.3 miliard euro do të jetësojë njësinë e re prej 500 megavatësh brenda një periudhe katërvjeçare. ContourGlobal do të siguron kapitalin (30% të vlerës se projektit) dhe kreditë e institucioneve ndërkombëtare financiare duke e bërë këtë investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë.

Ndryshe, menjëherë pas nënshkrimit të tyre, shoqëria civile dhe mediat kanë shprehur interesim për të pasur qasje të plotë në këto marrëveshje.