24.06.2019

Nafta, e shtrenjtë në Kosovë

9 Dhjetor 2018

Çdo ditë qyteti i Prishtinës, vuan nga pamjet e tilla. Përkundër se çmimet e naftës në Kosovë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit janë shumë më të larta, kosovarët si duket nuk kanë ndërmend t’i braktisin veturat e tyre.

Një litër naftë në Kosovë, tani ka arritur vlerën 1 euro e 21 centë, ndërsa ajo e benzinës kushton një cent më shumë.

Sipas qytetarëve, veturat sot shihen nevojë elementare, për këtë arsye ata kërkojnë që çmimet e naftës të zbriten.

Por ndryshe nga qytetarët mendon Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai thotë që qytetaret e Kosovës  po shërbehen me çmimet me të lira në rajon.

Berjani, thotë se në kohën e fundit, ka pasur një rënie të lehtë tek çmimi i naftës, por sipas tij, çmimi do të qëndroj stabil.