22.11.2017

MZHE po ndërmerr të gjithat hapat që i hapin rrugë zhvillimit të Trepçës

11 Nëntor 2017

Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke i ndërmarrë të gjithat hapat e nevojshëm që i hapin rrugë zhvillimit të kësaj ndërmarrje, andaj vlerësoj se nisja e procesit për zgjedhjen e Bordit të Trepçës, do t’i paraprij hapave të tjerë konkretë që ka paraparë MZHE siç janë hartimi i Statutit dhe regjistrimi i ndërmarrjes si Trepça SHA, ka shkruar Ministri Valdrin Lluka në profilin e tij ne facebook pas vizitës që i bëri sot kësaj ndërmarrje.

Ai ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm, si pjesë e premtimeve për të rregulluar probleme e Trepçës, ishte në vizitë në këtë ndërmarrje ku u takuaa me ekzekutivin dhe sindikatën. “Ishte një takim mjaftë i mirë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të rregulluar shumicën e problemeve që hasin punëtorët e Trepçës. Vizita tjetër u planifikua të bëhet në fund të këtij muaji për të monitoruar progresin e premtimeve nga secila pale”, ka thënë Lluka.

“Ndërkohë, i informova që Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikqyrës, që është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjigandi ekonomik. Në këtë bord, nga 9 pozita të hapura, 2 do të përfaqësohen nga punëtoret e Trepçës!”, ka shkruar ndër të tjera ai.