22.11.2017

Ministri Hamza tregon kush do të përfitojë nga rritja e pagave

10 Nëntor 2017

Ministri i Financave Bedri Hamza, thotë se nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në vend prej 4 për qind.Por kur do të jenë përfituesit?

“Do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, që sipas vlerësimeve tona vlerësohet që të jetë 4 %”, tha Hamza për televizionin 21.

Ai shtoi se janë trajtuar edhe tri skema të reja sociale të cilat janë për personat e pa aftë për të punuar edhe familjarët e tyre, për personat paraplegjik dhe familjarët e tyre si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.