19.08.2018

Ministi Lluka ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut që humbi jetën në punë

3 Shkurt 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së punëorit të KEK-ut që humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, duke premtuar se do merren masa për rritjen e sigurisë në punë.

Ja postimi i Ministrit Lluka

Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta.
Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjërë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten.
Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend.
Ngushëllime!