22.11.2017

Mashtrimi i MTI-së me Agjencinë e Bizneseve

10 Nëntor 2017

Web faqja e Agjencisë  së Regjistrimit të Biznesit tani e një kohë të gjatë nuk është duke funksionuar. Në këtë Web, që janë të regjistruar të gjithë bizneset e Kosovës, nuk lejohet kërkimi i tyre. Nëse kërkon emrin e ndonjë biznesi menjëherë të shfaqet fjalia “OOPS! – Could not Find it”.

Për këtë çështje Gazeta Fjala ka kërkuar sqarime nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilët në një përgjigje thonë se tash ARBK është funksionale.

Për shkaqe teknike uebfaqja e ARBK-së ka pasur disa problme nga java e kaluar. Tani këto probleme janë sanuar dhe çdo gjë është në rregull”, thuhet në përgjigjet e MTI.

Mirëpo, MTI nuk e ka thënë te vërteten, pasi që është tani uebfaqja e ARBK-së nuk është duke funksionuar.