19.12.2018

Lirohen derivatet e naftës, pas disa muaj shtrenjtimi

11 Qershor 2018

Pas muaj me radhë rritjeje, çmimet e derivateve të naftës nga mesnata e sotme do të kushtojnë 1.5 denar për litër më pak në Maqedoni.

Kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator i Energjisë.

Sipas vendimit të marrë nga ky ent, një litër Eueosuper BS-95 do të kushtojë 72 denarë ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 74 denarë.

Edhe çmimi i dizelit do të lirohet me 1.5 denar dhe një litër Eurodisel do të kushtojë 63.50 denarë.

Ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 52.50 denarë për litër./Alsat-M/