26.08.2019

Ky është borxhi që Telekomi ia ka Z-Mobilet

1 Shkurt 2019

Telekomi i Kosovës publikisht e paraqet borxhin ndaj Z-Mobile në shumën prej 23 milionë eurove, por bazuar në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, duke përfshirë edhe kamatat që Arbitrazhi i cilëson si obligative për Telekomin, atëherë borxhi total i papaguar del të jetë afro 28 milionë euro.

Të dhënat janë nxjerrë nga dokumentet e të dyja palëve të dorëzuara ditën e enjte në Gjykatën Themelore, shkruan Koha Ditore.

Arbitrazhi i ka njohur tri kategori të borxheve që Telekomi do të detyrohet t’ia paguaj Z-Mobile.

Fitimi i Humbur në vlerë 17.315,000 euro + kamata 8% për tre vjet (nga prilli 2015);

Dëmi kontraktues 8.785,000 + kamata 8% për tre vjet (nga prilli 2015);

Shuma prej 75 % e shpenzimeve të paditësit për procedura në vlerë 972.121,22 euro dhe 534.000,00 dollarë
amerikanë.

17.315000 x 8% = 1.385,200 x 3 (për 3 vjet nga viti 2015) = 4.155600;

Fitimi i humbur plus kamata për 3 vjet:

17.315000 + 4. 155600 = 21.470,600

8.785,000 x 8% =702.800 x 3 (për 3 vjet nga viti 2015) = 2.108400 euro;

Dëmi kontraktues plus kamata për 3 vjet:

8.785000+ 2.108400 = 10.893, 400 euro

972.121 euro + 534.000 dollarë (të konvertuara në euro = 466.691 euro) = 1.432812 euro.

1.432812 euro x 75%= 1.079109 euro

Nga kjo del se shuma e borxhit që Arbitrazhi ia ka llogaritur në këto tri kategori është:

21.470,600 +10.893, 400 euro + 1.079109 euro = 33.443109

Pas kësaj shume Telekomi sipas shkresave që i ka dorëzuar në gjykatë të enjten ka paguar një vlerë prej 4.330 000 eurosh (33.443109 – 4.330 000 = 29.113109 euro).

Ndërkohë Z-Mobile ka përgjegjësi të paguajë për Telekomin afër 2 milionë euro në vit nga qarkullimi, gjë që nuk po e bën në emër të zbritjes së borxhit. Gjithsej borxhi i Telekomit është rreth 28 milionë euro.

Nëse ky 28 milionë euro nuk paguhet deri në prill të vitit 2019 atëherë kamata prej 8 % do të llogaritet për 4 vjet e jo për tri.

Një gjë e tillë e bën borxhin në vlerë të:

28.000000 euro x 8% = 2.240,000 euro

28.000000 +2,240,000 euro = 30.240,000 euro.