22.06.2018

Kosova do ta ketë urën më të gjatë në rajon (Foto)

25 Shkurt 2018

Kosova do të ketë urën më të gjatë në rajon, ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook duke iu referuar urës 7 km e gjatë e pjesë  Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Postimi i Lekajt:

“Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj.
Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar. Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B&E”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.