19.10.2018

Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë ‘Kelkos Energy’'

8 Qershor 2018

Për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjik në Lumbardhin e Deçanit  nga SHPK ‘Kelkos Energy’, Komuna e Deçanit paralajmëron padi për subjektet e lartcekura.

Kompania SHPK ‘Kelkos Energy’, e cila ka ndërtuar Hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të  Deçanit, për prodhimin e energjisë nuk është duke e respektuar minimumin ekologjik të lumëbardhit të Deçanit.

Njëkohësisht Departamenti i ujërave  dhe inspektorati të cilët janë në kudër të MMPH  nuk i ka zbatuar dhe nuk po i zbaton përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë ne raport me operatorin ekonomik.

Edhe përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës  në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik, kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konformë  ligjeve të Republikë së Kosovës sepse kjo kompetencë  është e nivelit qendrorë më ç’raste komuna dhe veprimet e komunës  në raport  më ketë çështje  konsiderohen si Inkopetente.

Komuna e Deçanit sqaron se ka dhjetëra e dhjetëra inspektime procesverbale dhe padi kundrejt kompanisë në fjalë për të respektuar minimumin ekologjikë të Lumëbardhit të Deçanit  me që raste nuk kemi hasur në mirëkuptimin e kompanisë , nga e cila kemi kërkuar vetëm zbatimin e kushteve të marrëveshjes në mes të MMPH-së dhe SHPK ,,Kelkos Energy’’ dhe  respektimin e ligjeve të  Republikë së Kosovës.