28.05.2017

“Këtë vit s’ka mjete për rritje të pagave”

8 Maj 2017

Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja e PDK’së, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se në buxhetin e vitit 2017 nuk ka mjete të planifikuara për rritjen e pagave në asnjë sektor.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Hadërgjonaj ka bërë me dije se për vitin 2018 është e përcaktuar me ligj që rritja e pagave nuk duhet ta tejkalojë normën e rritjes vjetore nominale të Bruto Produktit Vendor.

Ajo ka theksuar se nuk duhet të kënaqemi me një rritje ekonomike mesatare afër 4 për qind gjatë viteve të fundit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë, në mbledhjen e Qeverisë kërkoi nga Ministria e Financave, që në koordinim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.