17.02.2019

Kërkohet hetimi i kontratës milionëshe me Bechtelin

9 Shkurt 2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka folur rreth zgjatjes së afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë -Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate.

Ata thonë se kjo zgjatje deri më 1 qershor të vitit 2019-të u bë për shkak të mungesës së buxhetit ngase Qeveria obligohet t’ia jap Bechtel Encas 53 milionë euro.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të  jap sqarime publike se çfarë përfshihet brenda 53 milionë eurove.

KDI-ja ka ftuar organet e drejtësisë  që të hetojnë këtë shumë në mënyrë që të merret vesh e vërteta se çfarë po ndodh me paratë publike./EO/