17.12.2017

Hekurudhës së Kosovës i shtohen dhjetë vagonë të rinj

9 Qershor 2017

Përfaqësues të “Trainkos” e të Autoritetit Rregullativ të hekurudhave të Kosovës përuruan sot ardhjen e dhjetë vagonëve të rinj të cilët do të zëvendësohen me ata të vjetrit.

Zyrtarë të “Trainkos” thanë se e kanë mirëpritur këtë vendim dhe se kushtet që ofrojnë këta dhjetë vagonë do të shtojnë komoditetin e udhëtimit me këto mjete, njofton Klan Kosova.

E futja e tyre ne funksion do të bëhet pas disa javësh.

Vlera e vagonëve nuk u bë e ditur por vetëm se janë të financuar nga buxheti i Republikës se Kosovës.