27.06.2019

Haxhaj para Komisionit për kontratën me Devollët: Çdo gjë kishte përfunduar kur erdha unë Telekom

10 Qershor 2019

Para komisionit hetimor parlamentar për situatën në PTK e Telekom ka raportuar sot Shyqeri Haxha, ish-kryeshefi i Telekomit, shkruan Gazeta Express.

Në cilësinë e dëshmitarit, Haxha ka folur për periudhën sa ka qenë krye shef i Telekomit, e që sipas deputeteve është një nga figurat ku kanë ndodhur më së shumti gjëra që janë objekt i hetimit në komision.

“Atë herë kam qenë si staf ndërkombëtar i punësuar në PTK”, tha ai duke shtuar se gjatë kohës sa ai u bë pjesë e kompanisë, marrëveshja vetëm se ishte e përfunduar.

Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar me Dardafonin, kur Haxha ishte kryeshef ekzekutiv dhe e kishte nënshkruar atë është bërë e ditur se i njëjti kishte pas disa kundërshtime sa i përket nënshkrimit të saj.

“Së pari më vjen mirë që është bërë një komision, do të ishte mirë të krijohej sa kam qenë unë në PTK kam bërë përpjekje edhe me Qeverinë në atë kohë edhe me opozitën ju  kam dhanë dokumentacione që me bë debat edhe me më sulmu edhe mu me qenë më transparentë për çdo gjë”, deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij situata me Dardafonin ishte e përgatitur e qëllimisht ishte sjellë një shef në Telekom nga jashtë vendit.

“Kur kam ardhë në PTK- ka qenë një proces tre vite para se unë të vi është përgatitë ta sjellin një krye shef nga perëndimi të ja gjuajnë e të ja lajnë në dorë, edhe kështu ka ndodhë. Faktikisht unë kur kam ardh çdo gjë ka qenë e përfunduar me prokurim iniciativa është aprovu është debatu, është negociu, është interesant është hera e parë që kontrata si kontratë negociohet me bordin edhe aprovohet së bashku me menaxhmentin që ska ndodhë kurrë”, shton tutje.

Sipas tij, ai ka qenë i ruajtur 24 orë nga njerëz që atëherë kishin pozita të larta në PTK.

“Çdo gjë ka qenë e përfunduar, kur kam ardhë në Kosovë se kam njoft askënd, asnjë njeri se kam njoft në PTK edhe njerëzit e parë që jam taku kanë qenë njerëzit e bordit unë se kam njoft mentalitetin si kam ditë rrethanat vazhdimisht më kanë interesu procedurat kujna duhet me ju përgjigj unë i kam përcjellë në Britani të Madhe. Ka qenë interesant kur kam ardh në zyre ditën e parë këta njerëz kanë nejt 24 orë afër meje. Ato ditë skam ditë as çka po ndodhë. Krejt çasje tjetër mentalitet tjerët”, deklarohet Haxha.

Ish-kryeshefi i Telekomit thotë se ditën e parë të punës kishte mbajtur një mbledhje me menaxhmetin derisa kishte udhëzuar menaxherët e atëhershëm që të dorëzojnë një raport për gjendjen.

“Ditën e parë kur kam ardhë e kam majt një takim me menaxhmentin kanë qenë 30 menaxherë jam prezantu edhe kam kërku nga ta që të më përpilojnë cdo njani nga një raport shumë konfidencial ju kam thënë që raporti të ketë edhe cfarë lloj shkronje edhe sa faqe e pa kufizume edhe me mbyll me një zarf të njoftohem unë çka ka në këtë kompani. Se tash e vetmja mënyrë ka qenë në mënyrë zyrtare. I kam marrë ato mas një jave i kam lexu ngadalë asnjë ska cekë që ka problem në PTK”, thotë ai, duke shtuar se kishte hapur emaila për të gjithë punëtorët që të njejtën t’i drejtohen me ankesa.

“Çka do që më kanë thanë atë i kam qelë imella edhe pastruesve, cdo stafi ju kam thanë që keni të drejtë  me më shkru personalisht imella. Ka pas raste kur njerëzit në aspektin moral janë sulmu aty, ato motra ato nëna më kanë shkru i kam thirrë ata njerëz kanë qenë të lidhur me politikë krejt.  Nuk kam bo kompromis me askënd. Nuk ka biznes e politikan që është ulë në tavolinë e ka bo kompromis me Shyqeri Haxhën për diçka”, ka thënë ai./GazetaExpress/