20.10.2019

Hamza: FMN'ja ka të drejtë kur thotë se s’kemi stabilitet financiar

15 Nëntor 2018

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për buxhetin e Kosovës dhe stabilitetin financiar të shtetit. Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në marrjen e vendime për shpenzime në luks.

Hamza në emisionin “Pressing” në Televizionin T7 ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka të drejt kur thotë se Kosova s’ka stabilitet financiar.

Ai ka thënë se duhet te ketë kujdes në shpenzimet që behën në luks. Po ashtu nuk është mirë që parat e shtetit të shkojnë në skema sociale.

“FMN ka të drejt kur thotë qe s’kemi stabilitet financiar. Pajtohem çdo herë me rekomandimet e tyre”.

\"Nuk mund të shpenzohen miliona euro në paga, mëditje e gjera të tjera. Po ashtu nuk duhet të shkojnë miliona euro të buxhetit në skema sociale. Buxheti duhet të jetë me shumë për investime”, ka thënë Hamza.

I pari i ministrisë së Financave ka thënë se ka shumë kërkesa që nuk mund të plotësohen me buxhet.