21.05.2018

Falimenton operatori i telefonisë mobile ku Telekomi i Kosovës mbante aksione

18 Janar 2018

Qindra e mijëra euro aksione, si dhe miliona të tjera investime mund t’i humbë Telekomi i Kosovës, pas falimentimit të operatorit telefonik “PLUS Communication” në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Telekomi i Kosovës ishte pjesë e grupit të aksionarëve me rastin e funksionalizimit të operatorit të katërt të telefonisë mobile në vitin 2010.

Në fillet e saj, Post-Telekomi i Kosovës (PTK), si njëri nga aksionarët kryesor pati investuar 2.4 milionë euro në këtë telefoni mobile, duke mbajtur kështu rreth 3 për qind të të gjitha aksioneve të kompanisë.