25.05.2018

ATK shpall fituesit për rimbursim të kuponëve fiskalë

11 Maj 2018

ATK-ja ka bërë tërheqjen e numrave potencialë fitues për TM1 2018.  Administrata Tatimore e Kosovës me datë 10 maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për periudhën e TM1 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskalë së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb-faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 14 maj deri me datën 18 maj, nga ora 8:00 - 16:00.

Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun:

http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/Lista-perfundimtare-e-fituesve_-TM1_2018.pdf