22.09.2018

2.3 milionë euro për ngrohtoren në Prishtinë

12 Korrik 2018

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë (KfW), Rene Escheman, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen “Përmirësimi i rrjetit të ngrohtores qendrore në Prishtinë”, në vlerë prej 2.3 milionë euro.

Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 14:00 në Ministrinë e Financave.