22.09.2018

1 miliard e 100 milionë euro të hyra nga Doganat për sivjet

30 Dhjetor 2017

Bahri Berisha, Drejtor i Doganës së Kosovës, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2017 janë siguruar 1 miliardë e 100 milionë euro të hyra nëpër dogana, 65 milionë më shumë sesa vitin e kaluar dhe 10 milionë më shumë sesa projeksioni i qeverisë.

Sipas Berishës, rritja e importit sivjet ka qenë 3.4 miliardë euro. Eksportim ka pasur 434 milionë euro, tetë për qind rritje.

Më së shumti të hyra sivjet ka pasur nga duhani, 330 milionë euro, nafta me 160 milionë dhe mjete motorike 85 milionë euro.

Drejtor i Doganës ka njoftuar se marrëveshja e MSA-së ndikoi në rritje të qarkullimit me BE-në. Importim ka pasur 7 për qind, eksportim 35 për qind./koha/