26.07.2017

Zjarr në malet e Marevcit dhe Butovcit

19 Prill 2016

PRISHTINË - Për dy ditë të tëra në fshatin Butovc dhe Marevc të Prishtinë malet janë duke u djegur, ndërsa banorët thonë se përkundër faktit që kanë raportuar ngjarjen në institucionet gjegjëse, nuk janë ndërmarrë masa për shuarjen e tyre.

Siç raportojnë banorët, në fshatin Marevc, malet e lagjeve “Canaj”, “Brahollve” janë duke u djegur.

Po ashtu, banorët e fshatit Butovc kanë bërë të ditur se në këtë fshat që është në periferi të Prishtinës zjarri është përhapur që tri ditë dhe sipas tyre, nuk është ndërmarrë asnjë masë për shuarjen e zjarrit.

Sipas banorëve të Butovcit zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllit, ndërsa përpjekja e banorëve për shuarjen e zjarrit kanë qenë të kota, pasi kushtet atmosferike kanë ndihmuar që zjarri të përhapet në drejtim të parkut të Gërmisë. /Telegrafi/