22.09.2017

Zejtarët protestojnë para komunës së Prishtinës

15 Janar 2016

PRISHTINË - Dhjetëra zejtarë janë mbledhur qysh në orën tetë të mëngjesit para komunës së Prishtinës duke protestuar pasi që Ndërmarrja Publike Banesore ka ngritur çmimin e qirave në lokalet ku veprojnë këta zejtarë.

Pas një ore protestë, ku ata kanë bllokuar edhe hyrjen e komunës, kryetari Shpend Ahmeti, ka pranuar në zyrë disa përfaqësues të tyre për të biseduar rreth kësaj çështje.