20.11.2017

Shpërthen gypi i ujit në rrugën Tringë Smajli (foto)

8 Prill 2016

PRISHTINË – Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer sot në rrugën Tringë Smajli pranë qendrës së qytetit duke bërë që uji të vërshojë edhe një pjesë të sheshit Nëna Terezë.

Deri tani asnjë ekip i ujësjellësit Prishtina nuk është parë në vendngjarje për të sanuar problemin, ndërkohë që uji vazhdon të derdhet mbi rrugë.

Nuk dihet nëse masat e sigurisë për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit kanë penguar ekipin të kryej punimet.