28.07.2017

Sejdiu: Autobusët e rinj urbanë, peng i Ministrisë së Financave

23 Shkurt 2016

PRISHTINË - Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thirrur sot një konferencë për media, ku ka treguar fill e për pe se si është zhvilluar projekti për planin e 51 autobusëve urbanë. Sejdiu tha sot se Ministria e Financave po e zvarrit projektin për planin e 51 autobusëve dhe kjo gjë, sipas tij, po bëhet me qëllime politike.

Ai ka akuzuar Qeverinë për këtë bllokadë për të cilën, siç tha ai, e gjithë kjo po bëhet vetëm për të dhënë një imazh që në Komunën e Prishtinës nuk është duke u punuar asgjë.

“Ministria që gjashtë muaj e bllokon qytetin  e Prishtinës. Dhe kjo është komplet politike sepse ju shpërfaqet moszotësia e tyre për 15 vite. “Përderisa ne kemi qen në gjendje qysh në tetor të vitit 2014 të kemi zotim të BERZHI-it për investim 12 milionësh këta nuk kanë qenë të gatshëm që për 15 vite të sigurojnë një investim të tillë në Komunën e Prishtinës. Tash kjo shkakton telashe dhe kokëçarje për ta sepse po ky kryeministër ka qenë në krye të komunës së Prishtinës Tash këta dy njerëz kanë qenë më të zëshmit në bllokimet që ja ka bërë SHIKU atyre  dhe tash po del se këta janë sikurse ata”, tha nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu.

Numri dy i tha se sa i përket deklaratave që ka lëshuar Ministria se komuna e Prishtinës nuk po i plotëson të gjitha kushtet, por siç tha Sejdiu ata janë gati që nga tetori i vitit të kaluar. “Ne po presim nga Ministria e Financave që të nënshkruaj këtë garanci, dhe, deri atëherë ne mund përfundojmë me blerjen e autobusëve”, tha Sejdiu. lajmi.net.