28.05.2017

Rrugët dytësore në Prishtinë janë të papastruara

17 Janar 2016

PRISHTINË - Komuna e Prishtinës ka njftuar se ka pastruar rrugët e kryeqytetit nga bora, megjithatë, në fotografitë e postuara në facebook nga qytetarë tregojnë se rrugët dytësore nuk janë pastruar nga bora, sic pretendon Komuna.

Ndryshe, reshjet e borës nuk janë  ndalur gjatë gjithë natës dhe kjo ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në kryeqytet.

Kompanitë e pastrimit kanë punuar gjatë gjithë natës për t’i pastruar rrugët kryesore dhe për ta bërë të mundshëm qarkullimin e veturave.

Megjithatë, kanë mbetur shume rrugë të papastruara në kryeqytet. Rrugët dytësore janë gati të paqarkullueshme, ndërsa pastrimi i tyre po bëhet vetëm nga qytetarët të cilët po mundohen t’i lirojnë këto rrugë për qarkullim.