28.07.2017

Prishtina në gjendje gatishmërie

7 Mars 2016

PRISHTINË - Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie për t'u përballur me vërshime eventuale. Sipas njoftimit të kësaj komune, ekipet tashmë janë në gjendje gatishmërie për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar reshje të mëdha shiu për sot, e hënë, 7 mars 2016. Këto reshje do ta arrijnë maksimumin në orën 18:00. Si pasojë e reshjeve parashihen vërshime në pjesë të ndryshme të vendit. Vërshimet mund të shkaktojnë vështirësi të përkohshme qarkullimi dhe dëme materiale. Lusim qytetarët që të kufizojnë lëvizjet gjatë këtyre reshjeve dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion. Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie me ekipet e veta dhe për çdo problem do të jetë në gjendje t'u dalë në ndihmë qytetarëve. Për çdo nevojë eventuale ju lutem na lajmëroni në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44. Thirrjet janë falas nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe asaj mobile”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.