22.09.2017

NEWBORN ‘rrethohet’ me tela gjemborë

16 Shkurt 2016

PRISHTINË – Ideatori i obeliskut NEWBORN, Fisnik Ismaili ka vendosur kokë më vete që simboli i lindjes së shtetit të Kosovës, në tetë vjetorin e tij, të ketë prapavijë qiellin e kaltër me re i rrethuar me tela gjemborë.

Ky dizajn, sipas tij, paraqet gjendjen aktuale në vend pa saktësuar tërë idenë e tij, por me që ai i përket një partie opozitare nuk është e vështirë të nënkuptohet mesazhi që ka dashur të japë.

Ajo që mbetet paradoks në vete është fakti si u bë që Qeveria në vitin 2008 bëri një kontratë të paqartë me autorin duke lënë një vepër publike, një simbol kaq të rëndësishëm të inauguruar në ditën e shpallës së pavarësisë së Kosovës, të mbetet peng i drejtës së autorit, i cili po shfrytëzon të drejtën e tij të tjetërsojë sipas tekave pamjen e tij.

Ismaili ka postuar në profilin e tij kryerjen e punimeve në ngjyrosjen e obeliskut ku shihet edhe pamja e tij se si do te duket me 17 shkurt 2016./KosovaOnline/