28.05.2017

Në uniforma pantallona edhe për vajzat, që ato mos të shkurtojnë e zgjasin fundet (Video)

16 Janar 2016

PRISHTINË - Vajzat me funde e djemtë me pantallona. Kështu janë shumica e uniformave në shkollat e mesme në Prishtinë.

Por derisa pati modifikime të shumta, sidomos nga ana e vajzave, në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku uniforma u bë për herë të parë dy muaj më parë, uniforma është e njëjtë, si për vajza edhe djem, raporton “038” i KTV-së. Pantallona do të veshin të dyja gjinitë.

Nxënësit thonë se u pëlqen uniforma, e cila në qytet është unike. Këshilli i Prindërve, përveç shkurtimit apo zgjatjes së fundeve, vendosi që vajzat të kenë pantallona edhe për shkak se shumica e procesit mësimor është në kohë dimri dhe veshja e fundeve është problem.

E në gjimnazin “Sami Frashëri” thanë se për ata që modifikojnë uniformat do të ketë ndëshkime. Do t’i detyrojnë nxënësit të blejnë të reja. Megjithatë, në realitet ka shumë vajza e djem me uniforma të modifikuara.